Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksidentoi 47 vjeçarin që po ecte me biçikletë, arrestohet 22-vjeçari, në pranga edhe 3 të tjerë

schedule08:41 - 28 Mars, 2021

schedule 08:41 - 28 Mars, 2021

Një 22-vjeçar me iniciale A.Ll. është arrestuar nga policia pasi një ditë më parë ka aksidentuar një 47-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë.

Në pranga janë vënë edhe tre persona të tjerë të cilët kanë qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ose pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. M., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : F. L., 61 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ; A. Ll., 22 vjeç, pasi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin F. Xh., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve ;

B.B., 38 vjeç dhe R. Gj., 55 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!