36-vjeçari që shkaktoi aksidentin mbrëmjen e djeshme në Pogradec, ka rënë në prangat e policisë.
A. K., 36 vjeç , u largua nga vendngjarja pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në zonën industriale në Pogradec, aksidentoi shtetasin A. V., 30 vjeç.
Ai u arrestua më vonë nga policia, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se:
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në zonën industriale në Pogradec, aksidentoi shtetasin A. V., 30 vjeç, banues në Pogradec, që udhëtonte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 36-vjeçari u largua nga vendngjarja, por më pas u ndalua nga shërbimet e Policisë. /abcnews.al