Aksidentoi 3 kalimtarët te “Kodra e Diellit”, arrestohet 29-vjeçarja

schedule10:47 - 16 Gusht, 2022

schedule 10:47 - 16 Gusht, 2022

Policia ka arrestuar 29-vjeçaren e cila mbrëmjen e djeshme aksidentoi 3 kalimtarë në Tiranë, në zonën e “Kodrës së Diellit.”

Burime policore bëjnë me dije se u arrestua shoferja e makinës E.G, 29 vjeç, banuese në Tiranë.

“Duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasit B. H., V. H. dhe A. T. Shtetaset V. H., dhe A. T. pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore janë larguar në banesa, ndërsa shtetasi B. H., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, informoi policia.

Aksidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00. /Abcnews.al/