Aksidentohet presidenti moldav Igor Dodon

schedule10:35 - 10 Shtator, 2018

schedule 10:35 - 10 Shtator, 2018

Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon ka pësuar lëndime të lehta, pasi makina me të cilën po udhëtonte është përfshirë në një aksident.

Ky është momenti i aksidentit tragjik ku mbeti i plagosur presidenti moldav, Igor Dodon. Vetura e tij u godit nga një kamion, shoferi i të cilit siç duket nga pamjet humbi kontrollin dhe doli nga korsia.

Automjeti i presidentit u përmbys. Veç tij, plagë morën edhe nëna, një nga fëmijët e tij, shoferi dhe një truproje që ndodhej në veturën që shoqëronte presidentin, prej nga u kryen edhe xhirimet e aksidentit. Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

43-vjeçari Igor Dodon u zgjodh president i Moldavisë 2 vite më parë. I ardhur nga radhët e të majtës, ai mbështet forcimin e marrëdhënieve me Moskën.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!