Aksidentohet piloti i garave me makina, thyen të dy këmbët

schedule19:05 - 20 Gusht, 2018

schedule 19:05 - 20 Gusht, 2018

Piloti kanadez i garave me makina Robert Wickens, pësoi një aksident të rëndë në një garë duke thyer të dy këmbët e tij bashkë me dëmtime të shumta në shtyllën kurrizore, mushkëri dhe krahun e djathtë.

Përplasja ishte e përmasave të tmerrshme. 29 vjeçari u përfshi në përplasje të shumfishtë me kolegët e tij pjesëmarrës të garës, duke fluturuar në ajër jashtë barrierave mbrojtëse të pistës së garimit.
Sipas një deklarate nga autoritetet përgjegjëse të garës në fjalë, Wickens tashmë është “zgjuar dhe i vetëdijshëm” duke krijuar një ndjenjë çlirimi tek të gjithë. Por ende nuk jepen informacione për gjendjen e përgjithshme shëndetësore të pilotit, pritet që ai ti nënshtrohet një sërë ndërhyrjeve kirurgjikale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!