Një 82 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e djeshme në Bulqizë. Policia ka shoqëruar në komisariat 16 vjeçarin, që dyshohet se e ka përplasur me motor.
Ngjarja ka ndodhur në orën 23.40 në fshatin Ostren. Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale motomjetin që dyshohet se drejtonte 16-vjeçari.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al


