Një 12 vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një makinë që drejtohej nga një grua. Aksidenti u shënua mesiditën e së shtunës tek mbikalimi në Kavajë. Sipas policisë, e mitura ishte duke kaluar rrugën nga njëra anë në tjetër, duke i prerë rrugën automjetit, cili dyshohet se lëvizte me shpejtësi. Dëshmitarët në vendngjarje pohuan se, 12-vjeçarja nuk ishte e shoqëruar nga ndonjë person madhor në momentin që tentoi të kalante rrugën. Edhe pse u dërgua me ugjencë në spitalin rajona të durrësit, përsëri e reja nuk mundi të shpëtojë.
Për ngjarjen u shoqëruan në komisariatin e policisë së Kavajës edhe drejtuesja e automjetit./abcnews.al