Një minator rreth 40-vjeç i identifikuar si Rasim Laçi është aksidentuar mesditën e sotme gjatë punës në një galeri private kromi në Bulqizë.
ABC mëson se ai është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës ku dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore për shkak të plagëve që ka pësuar në trup.
Më pas për shkak të gjendjes së rënduar mjekët janë detyruar të njoftojnë helikopterin për të bërë të mundur transportimin e tij drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
abcnews.al