Aksidentohet nëna me dy fëmijë në Rinas, të miturit përfundojnë në spital

schedule08:48 - 1 Qershor, 2020

schedule 08:48 - 1 Qershor, 2020

Policia ka njoftuar mëngjesin e sotëm në rrugën e Rinasit janë përplasur dy mjete ku për pasojë kanë mbetur të plagosur lehtë dy të mitur.

Të miturit janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 01.06.2020, rreth orës 07:17, në rrugën e re të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin V.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.M., ku si pasojë janë dëmtuar pasagjeret në mjet  një 15 vjeçar dhe  një 13 vjeçar, te cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve,  jashtë rrezikut për jetën.

Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje për sqarimin e mëtejshme të ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al