Aksidentohet makina e presidentit moldav

schedule18:16 - 9 Shtator, 2018

schedule 18:16 - 9 Shtator, 2018

Presidenti moldav, Igor Dodon, ka mbetur i plagosur nga një aksident që pësoi në veriperëndim të kryeqytetit.

Mediat lokale raportuan se aksidenti ndodhi pasi një kamion që vinte në drejtim të kundërt goditi fillimisht një mjet tjetër dhe më pas u përplas me eskortën e presidentit.

Nga pamjet e publikuara dallohet që njëra prej makinave të eskortës është përmbysur. Presidenti Dodon u dërgua mejëherë në spital.

Ai ka pësuar disa dëmtime të lehta, por BBC shkruan se në gjendje të rëndë shëndetësore është nëna e tij.

43-vjeçari ka drejtuar ish-Republikën sovjetike që prej Dhjetori të 2016-s.

Aksidenti i tij vjen disa orë pasi Gennady Gagulia, kryeministër i Abkhazia-s, një republike pro-ruse që u nda nga Gjeorgjia në vitin 1990, vdiq në një aksident.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!