Kryebashkiaku i Këlcyrës, Klement Ndoni, është aksidentuar gjatë natës së kaluar. Ngjarja ndodhi teksa ai ishte duke u kthyer me automjetin e tij nga një takim në një prej fshatrave të njësisë administrative Ballaban. Mësohet se Ndoni ka humbur kontrollin e automjetit duke u përplasur me bordurën anësore dhe më pas ka dalë nga rruga.
Bashkë me të në automjet ishin edhe dy persona të tjerë; Skënder Seferi dhe Hodjan Selmani, ky i fundit kryetar i PS-së në Këlcyrë. Me plagë më të rënda është kryebashkiaku Klement Ndoni, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të plagosur lehtë janë dy personat e tjerë./abcnews.al