Aksidentohet i moshuari në Korçë, transportohet në spital

schedule16:35 - 5 Korrik, 2024

schedule 16:35 - 5 Korrik, 2024

Një i moshuar është aksidentuar në Korçë. Mësohet se 90-vjeçari ka rënë nga motori dhe ka mbetur i plagosur. Aksidenti ka ndodhur në unazën e qytetit.

Sipas policisë i moshuari ka humbur kontrollin e motorit dhe është rrëzuar përtokë. 90 vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës ku po merr ndihmën mjekësore. Policia është në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

/abcnews.al/