Aksidentohet gjatë pushimeve në Himarë 22-vjeçarja australiane, dërgohet me urgjencë në spital

schedule19:04 - 14 Gusht, 2022

schedule 19:04 - 14 Gusht, 2022

Një truiste 22-vjeçare australiane është dëmtuar aksidentalisht, në plazhin ku ishte duke pushuar në Himarë.

E reja ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar me autoambulancë për në spitalin e Himarës. Ajo ndodhet  nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:45,  pas marrjes së një telefonate në sallën Operative Himarë, se një shtetase në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit”, ishte dëmtuar aksidentalisht, në plazhin ku ishte duke pushuar dhe kërkonte ndihmë mjekësore, shërbimet e Policisë Kufitare Himarë kanë kaluar menjëherë dhe kanë bërë të mundur dhënien e parë të ndihmës mjekësore si dhe transportin e shtetases australiane K. S., 22 vjeçe, në Portin e Himarës dhe më pas me autoambulancë për në spitalin e Himarës.

22-vjeçarja aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al