Ish konkurrenti i Përputhen, Fatjon Kuqari është përfshirë në një aksident ditën e sotme. Nga videoja shihet që makina e tij tip Audi shihet që ka pësuar dëmtime në pjesën anësore. Ndërkohë, ai shihet brenda makinës dhe si duket ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Kuqari mori famë pas pjesëmarrjes vitin e kaluar në programin që transmetohet në Top Channel. Ai ka treguar shpeshherë se është i apasionuar pas makinave dhe shpejtësisë. Pak kohë më parë, u gjobit nga policia pasi ndau një video duke ecur me një shpejtësi 215 km/orë.