Një person ka vdekur dhe 25 të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë, i cili ka ndodhur në rrethana akoma të paqarta.
Dy prej të lënduarve, janë dërguar me helikopter në spital, për shkak të plagëve të rënda.
Autobusi u përplas në fillim të një parmakje në një autostradë jo shumë larg qytetit të Arezzo në Toskanë për arsye ende të paqarta, raportoi agjencia italiane e lajmeve Ansa.
Sipas presidentit të Toskanës, Eugenio Giani, pasagjerët në autobus ishin turistë kinezë. Në autobus ishin gjithsej 45 persona. Ata ishin duke u nisur nga Roma në Firence.
Sipas autoriteteve, zjarrfikësit patën vështirësi të nxirrnin disa pasagjerë nga autobusi që ishte fiksuar në parmakë, por në fund arritën t’i largonin të gjithë.