Së paku dhjetë persona kanë vdekur e afro 25 janë lënduar pasi një autobus me dasmorë është aksidentuar në Australi, raporton BBC. Pasagjerët po ktheheshin nga një dasmë që ishte organizuar të dielën mbrëma në vreshtë, ku autobusi u rrotullua në afërsi të Gretas në Hunter Valley.
Policia po heton rrethanat e aksidentit. Shoferi 58-vjeçar është arrestuar.
Chapman thotë se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi 25 pasagjerë janë dërguar në spital, dy prej tyre me anë të helikopterit. Ajo ka thënë se autobusi është ende i përmbysur dhe mund të ketë njerëz të ngujuar.
“Ai është arrestuar”, ka thënë Chapman.
Chapman ka thënë se kishte mjegull të dendur në zonë në kohën e aksidentit.
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka thënë se “është shumë e trishtë dhe e padrejtë, që një ditë kaq e hareshme në një vend kaq të bukur, pati një fund kaq të tmerrshëm”.
“Njerëzit porosisin autobusin për dasma në mënyrë që të mbajnë të sigurtë dasmorët dhe kjo e rëndon më tepër natyrën e tragjedisë”, ka thënë Albanese.