Aksidentohen tre makina në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen tre persona

schedule08:14 - 21 Tetor, 2024

schedule 08:14 - 21 Tetor, 2024

Një aksident i trefishtë është shënuar mëngjesin e së hënës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Për pasojë janë plagosur tre persona, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Mes të plagosurve është edhe një grua shtatzënë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al