Aksidentohen dy mjete, dy persona të plagosur

schedule15:04 - 28 Qershor, 2018

schedule 15:04 - 28 Qershor, 2018

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugore në aksin Elbasan-Librazhd.  Një kamion me targë PG 4818 B është përplasur me një automjet tip Benz. Ngjarja ndodhi në Xibrakë në afërsi të mbikalimit të urës së trenit.

Si pasojë e kësaj përplasje kanë pësuar lëndime drejtuesi i automjetit tip Benz dhe një shtetas tjetër. Në vendin e ngjarjes shkoi policia, e cila ndaloi drejtuesit e automjeteve dhe administroi të dhënat për shkaqet e këtij aksidenti.

Sipas të dhënave, shkak i aksidentit ka qenë moti me lagështi dhe humbja e kontrollit të drejtimit të automjeteve për shkak të rrëshqitjes./abcnews.al