Një 24-vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë italiane për shpërndarje droge. Ai u arrestua rreth orës 4 të mëngjesit të 20 majit gjatë ndërhyrjes së agjentëve për të zbuluar shkaqet e një aksidenti rrugor në Kremone.
Pas kontrollit të automjetit të përfshirë në aksident, që drejtohej nga i riu shqiptar agjentët e policisë zbuluan 75 gram kokainë, e destinuar për shitje, i ndarë në dy qese celofan transparente, një peshore dhe 1,175 euro. 24 vjecari shqiptar u dërgua në polici dhe më pas u transferua në burgun e Kremones në një gjendje arresti.
Aktiviteti është rezultat i kontrollit të vazhdueshëm dhe të kujdesshëm të territorit të kryer nga Policia italiane e cila është intensifikuar në periudhën e fundit. /abcnews.al