Aksidenti tragjik në Bullgari, policia kriminale mësyn në zyrat e “Besa Trans”

schedule18:32 - 26 Nëntor, 2021

schedule 18:32 - 26 Nëntor, 2021

Policia kriminale ka mësyrë në zyrat e kompanisë “Besa Trans”, të autobusit ku humbën jetën 45 persona, shumica shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i inspektimit është ekzaminimi i të gjitha dokumenteve të kompanisë.

Më herët gjatë ditës së sotme, Ministria e Transporteve bëri të ditur se autobusi i kompanisë “Besa Trans” i cili u dogj në Bullgari ku për fat të keq humbën jetën 45 persona, nuk ka pasur licencë, dy vitet e kaluara, kufirin e shtetit e ka lëshuar 135 herë.

“Në lidhje me pyetjen për kalimin e pikëkalimit kufitar të autobusit të përmendur, është evidentuar se në vitin 2020 i njëjti autobus në 22 raste ka realizuar hyrje-dalje nga shteti, ndërsa në vitin 2021 ka të realizuar 113 dalje nga kufiri shtetëror”, kanë thënë për “Fokus” nga MPB.

Sot nga Ministria për Transport dhe Lidhjeve kanë shpjeguar se autobusi e ka kaluar kufirin me licencë të një autobusi tjetër të Besa Trans. Autobusi për herë të parë është regjistruar në tetor 2020, ndërsa është prodhuar në vitin 2007.

Në autobusin që u aksidentua në autostradën Struma në Bullgari është gjetur edhe një trup i pajetë. Kështu, numri i viktimave nga aksidenti është rritur në 45, ashtu siç u njoftua në fillim të aksidentit tragjik. Shumica e udhëtarëve ishin turistë që ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll të Turqisë. be.k/abcnews.al