Aksidenti tragjik në Berat, punonjësi i Bashkisë: Kangjellat janë për të mbrojtur këmbësorët jo makinat

schedule14:17 - 28 Qershor, 2022

schedule 14:17 - 28 Qershor, 2022

Qyteti i Beratit u trondit ditën e djeshme nga aksidenti tragjik, ku humbën jetën nënë e bir, pasi 25-vjeçarja Klaudja Xhaferaj humbi kontrollin e mjetit e për pasojë makina ra në lumin Osum.

Nga video e shpërndarë në media duket se 25-vjeçarja ka parakaluar në mënyrë të gabuar, e për pasojë ka dalë nga rruga, është përplasur në kangjellat e rrugës, të cilat u shembën, e për rrjedhojë makina ra në lumë.

Të shumta kanë qenë komentet për kangjellat jo funksionale, shume komentues në rrjetet sociale i kanë hedhur fajin bashkisë për kangjellat.

Në lidhje me këtë një specialist punonjës për mirëmbajtjen në bashkinë Berat ka thënë se kangjellat në anë të trotuarit kanë funksion mbrojtës për këmbësoret e jo për automjetet.

Barrierat metalike bëhen në rrugë nacionale dhe në autostradat dhe jo në mes të qytetit është shprehur punonjësi i Bashkisë.

Kujtojmë se  Klaudja Xhaferaj kishte vetëm 20 ditë që kishte marrë patentën për të drejtuar mjetin.

Edhe pse pa eksperiencë në makinë, 25-vjeçarja u fut në një parakalim të gabuar që i kushtoi jetën bashkë me djalin 6-vjeçar.

ABC ka siguruar pamjet e momentit të aksidentit, ku e reja parakalon jo në mënyrë të rregullt një makinë dhe më pas humb kontrollin duke rënë nga lartësia në lumin Osum.

Sipas ekspertizës paraprake vdekja është shkaktuar nga mbytja si pasojë e qëndrimit të gjatë në ujë

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!