Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës: Identifikohet viktima e dytë, një 24-vjeçare

schedule13:59 - 27 Nëntor, 2022

schedule 13:59 - 27 Nëntor, 2022

Roxhesa Klironomi 24 vjeçe, banuese në lagjen Nr. 5 Durrës është pasagjerja tjetër që ka ndërruar jetë në aksidentin e ndodhur orët e para të së dielës në autostradën Tiranë-Durrës. Aksidentit nuk mundi t’i mbijetonte as Silva Gjergji, 26 vjeçe, banuese në Mirditë kurse i lënduar rëndë mbeti drejtuesi i mjetit, Arbër Tivari.

NGJARJA 

26-vjeçari, i cili humbi kontrollin e automjetit dhe shkaktoi aksidentin që u mori jetën dy vajzave në autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e së dielës mund të ketë qenë në ndikimin e alkoolit.

Abc mëson se Arbër Tivari dhe dy mikeshat e tij që nuk mundën t’i mbijetonin aksidentit kishin qendruar në një lokal në zonën e Curilave deri në orët e para të mëngjesit. Më pas ata të tre janë nisur për në Tiranë. Gjatë orëve që qëndruan në lokal në Durrës mësohet se të rinjtë kanë konsumuar edhe alkool. Në afërsi të Sukthit, Tivari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me trafikndarësen.

Përplasja rezultoi fatale për dy vajzat që gjetën vdekjen e menjëhershme ndërsa 26-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës.

Arbër Tivari është emër i njohur për policinë e Durrësit pasi gjatë viteve të fundit ka hyrë dhe ka dalë disa herë nga burgu. Për herë të fundit, Tivari është arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe municione luftarake. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!