Çifti Konomi që u përplas nga makina te vijat e bardha në rrugën e Kavajës në Tiranë vijon të jetë ende në spital, ndërsa ende nuk e kanë kaluar rrezikun për jetën.
Gazetarja e ABC Ema Shazivari raporton se fëmija ka dalë nga spitali kurse bashkëshortët janë të dy në një fazë që kanë nevojë herë pas here për oksigjen, për shkak të dëmtimeve në mushkëri.
Të dy së bashku me foshnjën e tyre 3 muajshe po kalonin në vijat e bardha te Rruga e Kavajës këtë të diel.
Me shpejtësi dhe me të kuqe, Ajas Sulejmani i përplasi te vijat e bardha. Pasi shkaktoi aksidentin, autori 39 vjeçar braktisi aty mjetin me targa gjermane dhe u largua menjëherë.
Lexo edhe: “G Class-i” përplasi familjen te vijat e bardha, foshnja rikthehet në spital, kjo është arsyeja
3 orë pas aksidentit, në një spital privat po në Tiranë, u arrestua 39 vjeçari Ajas Sulejmani, i cili pretendonte se ishte larguar nga vendi i ngjarjes pasi në makinë kishte një tjetër fëmijë që ishte lënduar.
/abcnews.al