Aksidenti sapo kishte lënë 1 viktimë dhe 4 të plagosur, shoferi “i çmendur” në tunelin e Kalimashit xhiron gomat

schedule22:11 - 7 Janar, 2022

schedule 22:11 - 7 Janar, 2022

Një aksident i mori jetën një vajze ndërsa 4 persona të tjerë u plagosën në tunelin e Kalimashit mbrëmjen e sotme.

Viktimë e këtij aksidenti mbeti Ediona Sala ndërsa të plagosurit janë Gjin Malsi, Mihrije Zeneli, Sandër Beka e Mariglen Gjoka, të cilët janë dërguar për të marrë kujdes shëndetësor.

Dyshohet se shkak i kësaj përplasje të jetë bërë shpejtësia tej normave e makinave të përfshira në aksident. Edhe këtë herë u vërtetua se shpejtësia merr jetë, por sërish shoferë të pabindur kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë dhe tejkalojnë shpejtësinë.

Edhe pse në tunelin e Kalimashit sapo kishte ndodhur aksidenti tragjik, kamerat e ABC kanë filmuar dy makina që ecin me shpejtësi “skëterr” ndërsa njëra prej tyre xhiron gomat. Papërgjegjshmëria e shoferit në fjalë i kalon të gjithë limitet. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!