Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksidenti që shoi familjen Gushi në Levan-Vlorë, lihet në burg shoferi 22-vjeçar i “Audit”

schedule11:21 - 27 Qershor, 2021

schedule 11:21 - 27 Qershor, 2021

Gjykata e Vlorës ka caktuar sot masën “arrest me burg” për Igli Madanin, 22-vjeçarin që shkaktoi aksidentin në aksin Levan-Vlorë, ku u shua familja Gushi. Drejtuesi i automjetit tip “Audi” që shkaktoi aksidentin tragjik nuk ishte i pranishëm në seanca, por është paraqitur avokati i tij Remzi Mehmetaj  me prokurë.

Mësohet se gjatë seancës, avokati i Madanit ka kërkuar një masë më të lehtësuar duke sjellë në vëmendje situatën e rënduar psikologjike të të riut pas aksidentit. Sipas tij, Madani, i cili ndodhet në spitalin e Traumës duke marrë kujdes shëndetësor, është në gjendje të rënduar.

Lexo edhe: Prekëse! Vogëlushja 3-vjeçare vendos lule në vendin ku u shua familja Gushi

Kujtojmë se në aksidentin e 25 qershorit humbën jetën Eduart Gushi 44 vjeç, Silvana Gushi 33 vjeç, Anastasia Gushi 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe. Kryefamiljari që ishte në timon po udhëtonte me një shpejtësi brenda normave të lejuara 90-100 km/h.

Kurse, të plagosur mbetën, drejtuesi i Audit Igli Madani dhe dy pasagjerë të tij.  Igli Madani raportohet se ka qenë me një shpejtësi 200 km/h  në momentin e aksidentit dhe e ka goditur nga pas makinën tip “Toyota” që udhëtonte familja Gushi.

Lexo edhe:  “Audi me 200 km/h”, gazetarja tregon detajet e aksidentit tragjik: 2 makinat lëviznin në krahun e djathtë, shoferi “problematik”

Sipas ekspertizës në vendin e ngjarjes, mjeti tip “Audi” ka bërë disa herë frenime të forta në rrugë duke lënë edhe gjurmë të gomave në asfalt dhe më pas ka përplasur mjetin tip “Toyota”.

Për pasojë automjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin dhe nga forca e madhe e përplasjes ka përfunduar disa metra jashtë rrugës. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!