Dy automjete u përplasën në mëngjes në afërsi të fshatit Alikokë. Shkak për aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia, por edhe prezenca e lagështisë në rrugë.
Siç mund të shihet edhe në këto pamje, njëra nga makinat është plotësisht e shkatërruar në pjesën e përparme, ndërsa tjetra ka përfunduar në një kanal anash rrugës
Nga përplasja e dy automjeteve, është plagosur rëndë një vajzë 28 vjeçare Konstandina Shoraj.
Burime për ABC News konfirmojnë se fillimisht e reja u dërgua për mjekin në spitalin e Vlorës, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u transportua në Tiranë, në spitalin e Traumës.
E reja ndodhet në gjendje të rëndë me politraumë, ndërsa iu nënshtrua edhe ndërhyrjes kirurgjikale. / abcnews.al /


