Aksidenti në Tiranë, policia: 9 të plagosur, shoferi i urbanit nuk kishte pirë alkool

schedule13:14 - 27 Shkurt, 2023

schedule 13:14 - 27 Shkurt, 2023

9 persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e autobusit të linjës së “Unazës” me disa mjete të tjera afër Urës së Tajvanit në Tiranë. Policia njofton se pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. Ndërkohë po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ku rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete, ju sqarojmë se:

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!