Aksidenti në Tiranë/ Rëndohet bilanci, vdes dhe shoferi i ‘Audi-t’ që ra nga mbikalimi

schedule22:39 - 9 Mars, 2023

schedule 22:39 - 9 Mars, 2023

Klevis Ruçaj, drejtuesi i “Audit” që shkaktoi aksidentin e rëndë sot në afërsi të TEG-ut ka ndërruar jetë në spital. 20 vjeçari po lëvizte me shpejtësi të madhe kur çau bordurën e mbikalimit dhe ra mbi një makinë tjetër. Dy vajza humbën jetën gjithashtu në aksidentin e rëndë dhe u plagosën tre të tjerë.

“Në vijim të aksidentit të dhënë më parë, të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy shtetase, ju informojmë se: Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. R., 20 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Audi“, njofton policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:55 në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin Klevis Ruçaj, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë Teg.

Pasi pasi ka humbur kontrollin duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Qemal Kurti, rreth 60 vjeç, i cili është plagosur bashkë me tre të tjerë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!