Aksidenti në Rrugën e Kombit, viktima një këngëtare e Mirditës

schedule10:21 - 13 Nëntor, 2017

schedule 10:21 - 13 Nëntor, 2017

Vajza që ndërroi jetë në aksidentin e ndodhur në hyrje të Kalimashit pasditen e së dielës ishte një këngëtare e muzikës popullore të Mirditës,  Stela Gjoka. Ngjarja ndodhi  në rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit. Nje mjet tip “Volksëagen” që drejtohej nga vetë këngëtarja doli nga rruga  dhe u përplas me  barrierat. Një nga pjesë e trafikndarëses depërtoi mes për mes makinës.  29 vjeçarja nga Mirdita ndërroi jetë dy orë pas aksidentit, kurse 32 vjeçari nga Ferizaj i Kosovës ndodhet në spital. Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti dhe pse dyshohet që paraprakisht makina ishte me shpejtësi dhe lagështira në rrugë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!