Aksidenti në Maliq, një nga të plagosurit transportohet me helikopter drejt Traumës

schedule11:04 - 17 Nëntor, 2024

schedule 11:04 - 17 Nëntor, 2024

Një nga të plagosurit e aksidentit të ndodhur në Maliq, është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Mësohet se i plagosuri, 29-vjeç, ka dëmtime të shtyllës kurrizore.

“Ka ardhur me një hekikopter një 29-vjeçar. Sipas informacioneve brenda spitalit, 29-vjeçari aktualisht ndodhet në intubim, por në gjendje stabël, jashtë rrezikut për jetën”, raportoi gazetarja e ABC News, Xhoana Çallaku.

Në afërsi të fshatit Pendavinj në Maliq, u përplas një furgon me një automjet.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i furgonit dhe 3 pasagjerë në këtë automjet si dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip “Volkswagen”, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al