17 vjeçarja që ishte në një nga makinat e aksidentuara mbrëmjen e djeshme në Plasë të Maliqit ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
Gazetarja e Abc Ema Shazivari mëson se e reja ka marrë dëmtime të rënda dhe menjëherë pas aksidentit fillimisht iu nënshtrua operacionit në spitalin e Korçës, nën konsultimin e mjekëve të Taumës. Më pas ajo u transferua te Trauma në Tiranë me pak shpresë për jetën.
Që në momentin e parë të resë i kanë dhënë pak shenja jete. Nga aksidenti ajo kishte pësuar dëmtime ne kockën e legenit, në kokë dhe në të gjitha organet e brendshme. Mjekët japin pak shpresa për të ndërsa po luftohet për stabilizimin e gjendjes së saj shëndetësore.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Bilisht mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:45, ku kanë mbetur të plagosur 4 persona, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë.
/abcnews.al