77 vjecari i aksidentuar mbrëmjen e djeshme në autostradën Lushnje Fier ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes që kishte marrë në kokë gjatë përplasjes me motorrin.
Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Rrapëz ku Haki Maledhi 77 vjeç banor i fshati Rrapëz po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetren.
Aleksandër Hila 57 vjec po ecte me motorr në drejtim të Lushnjes dhe sipas dëshmisë së tij 77 vjeçari i ka prerë rrugën befasisht pasi kishte kaluar trafikndarësen.
Megjithatë ekspertiza e vendngjarjes pritet të hedhë dritë mbi rrethanat e aksidentit ndërsa 57 vjeçari është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja të rënda.
/ abcnews.al


