Aksidenti në Itali i merr jetën biznesmenit shqiptar, po shkonte të takonte të fejuarën, “yllin” e televizionit italian  

schedule09:44 - 11 Prill, 2022

schedule 09:44 - 11 Prill, 2022

Një 45-vjeçar shqiptar është shuar në një aksident tragjik të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Itali.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari është identifikuar si Lorenc Beqiraj, biznesmen me origjinë nga Durrësi por që banonte prej kohësh në Ravenna të Italisë. Ai po udhëtonte me makinën e tij drejt Forli për të takuar të fejuarën Sandra Tampieri.

Në rrethana ende të paqarta, humbi kontrollin mbi automjetin e tij tip Alfa Romeo dhe makina doli nga rruga duke u përmbysur. 45-vjeçari humbi jetën në vendngjarje. Sipas shtypit italian, prej 1 viti e gjysmë ai ishte i fejuar me Sandra Tampieri, një personazhe e njohur televizive në shtetin fqinj.

Vetë Sandra Tampieri ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit për ndarjen nga jeta të 45-vjeçarit shqiptar.

I dashuri im vdiq në një aksident me makinë teksa po vinte nga Ravenna në Forli. Ai nuk po më përgjigjej në telefon, mora makinën dhe shkova në Ravegnana. Policia kishte bllokuar rrugën dhe unë nuk kisha një parandjenjë të keqe. Lorenzo im kishte vdekur, njeriu me të cilin kisha jetuar vitin më të bukur të jetës sime, atë që e doja më shumë se veten time. Kur mësova lajmin, më dërguan në spital dhe shkova takova prindërit e tij sepse për mua do të mbeten familja ime e vërtetë”, ka shkruar ndër të tjera Sandra Tampieri. /abcnews.al/