Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Abcnews.al mësoi se shkak për këtë aksident ishte shpejtësia e lartë me të cilën drejtuesi i mjetit po ecte pasi kishte kryer një vjedhje.
Burime thanë për abcnews.al se të rinjtë qe udhëtonin në mjet, dyshohet të kenë qenë të përfshirë në një grabitje. Të dy ata kishin doreza në duar, ndërsa makina ishte vjedhur në Milot. Në tentativë për t’u larguar me shpejtësi, mjeti i dy të rinjve ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.
Drejtuesi i Audi A3, Flogert Vogli mbeti i lënduar ndërsa pasagjeri 26-vjeçar Mariglen Deva humbi jetën. Sot Vogli u ndalua nga polica për veprën penale “Vjedhja” ndërsa po punohet për kapjen e Alfonc Lekës.
Lexo edhe: Me shpejtësi skëterrë pas grabitjes: Aksidentohen të rinjtë, njëri vdes
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip Audi A3, me targa AA603IG, targat AA593XF të vendosura poshtë targave në mjetin Audi, mjeti tip Ëolzvagen Gplf 5 me targa AA021YM, (marrë me qira), një telefon, mjete të forta leva, varre, doreza. s.b/abcnews.al/