Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e djeshme në aksin Shkodër-Bushat, ku një kamion përplasi një mjet dhe ky i fundit u përplas me një tjetër automjet. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe ka rezultuar fatale për drejtuesin e njërit prej mjeteve, Altin Luli i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Nga kjy aksident mbetën të plagosur bashkëshortja e Lulit, dy fëmijët e mitur si dhe drejtuesit e dy mjeteve të tjera, 22 vjeccarja Anxhela Hasaj dhe 63 vjeccari Hilmi Shkrelaj.
Blutë e Shkodrës, në vijim të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes, vunë në pranga dy drejtuesit e mjeteve për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Aktualisht, ata po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
/ abcnews.al /



