Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vdekja e turistes gjermane në Qafë-Thanë, Policia jep informacion zyrtar

schedule18:34 - 9 Maj, 2023

schedule 18:34 - 9 Maj, 2023

QAFË-THANË- Pasditen e sotme një shtetase gjermane u përplas për vdekje nga një trailer në rrugën Qafë-Thanë-Prrenjas. Policia zyrtarisht konfirmon se traileri, i cili përplasi makinën me të cilën po lëvizte çifti gjerman drejtohej nga një shtetas serb. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhejn e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, kamioni që drejtohej nga shtetasi serb S. M., 50 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasja U. S. Gjithashtu, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, shtetasi P. K., 50 vjeç, (pasagjer në automjetin me drejtuese shtetasen U. S.)



Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale, drejtuesin e kamionit, shtetasin S. M. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon veprimet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!