Një 29 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Krujës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Q. Sh., 60 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë.
Gjithashtu nga aksidenti janë plagosur edhe vetë drejtuesi me pasagjeren që ndodhej në “Volkswagen”, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
“P. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme në Tapizë, Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Q. Sh., 60 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë. Drejtuesi i mjetit P. K., dhe pasagjerja në mjetin tip “Volkswagen” shtetësja Sh. Sh., 49 vjeçe, ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al