Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksidenti me një viktimë në Fier, arrestohen dy drejtuesit e automjeteve

schedule11:28 - 17 Shtator, 2025

schedule 11:28 - 17 Shtator, 2025

FIER- Pas aksidentit te kryqëzimi i Vajkanit ku humbi jetën një 53-vjeçare, policia ka arrestuar dy shoferët e përfshirë në aksident.

Viktima ishte pasagjere në njërin prej automjeteve.

“Në vijim të informacionit për aksidentin e djeshëm, te kryqëzimi i Vajkanit, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin 42 vjeç, banues në Londër, me automjetin me drejtuese shtetasen 30 vjeçe, banuese në Laç, humbi jetën pasagjerja në automjetin e fundit, shtetasja 53 vjeçe, banuese në Laç, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të 2 drejtuesve të automjeteve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 30-vjeçarja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq 2 pasagjerët e tjerë të dëmtuar morën asistencë mjekësore dhe u larguan në banesa.”, theksoi policia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!