Aksidenti me katër viktima në Fushë Prezë/ Lihet në qeli shoferi i betonieres

schedule12:20 - 22 Mars, 2025

schedule 12:20 - 22 Mars, 2025

Dolën sot para gjykatës së Tiranës, 3 të arrestuarit pas aksidentit të rëndë ku humbën jetën 4 të rinjtë Enejd Laçi dhe tre pasagjerët në mjetin e tij Erild  Laçi, 20-vjeç, Enrikejd Kurti, 24-vjeç dhe Andi Laçi, 22-vjeç.

Masa e sigurisë  arrest në burg u caktua për shoferin e betonierës Aleksandër Krrashi I cili akuzohet për  “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”

“Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. I riu nuk ishte i pajisur me leje përkatëse drejtimi për betoniere, ndërsa kishte ndaluar në rruge dhe nuk kishte ndezur bllokazhin.

Me masën arrest në burg u la edhe Valentin Krrashi, kushëriri i shoferit 24-vjeçar, i cili akuzohet se e ka ndihmuar për tu larguar nga vendi i aksidentit duke u akuzuar për përkrahje te autorit te krimit.

Ndërkohë menaxheri i firmës për prodhimin e betonit, Danjel Koxha u lirua nga qelia duke i caktuar masën detyrim paraqitje

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se Koxha nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonierës, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonierës, pa patur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!