Aksidenti tragjik, nga shpejtësia/ Makina e 4 viktimave lëvizte me 170 km në orë! Çfarë dëshmoi shoferi i betonieres

schedule10:37 - 21 Mars, 2025

schedule 10:37 - 21 Mars, 2025

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin tragjik ku humbën jetën 4 të rinj.

Sipas burimeve për Abc News në bazë të pamjeve të kamerave të sigurisë automjeti mercedez ku ndodheshin të rinjtë ka kryer parakalimin e 2 kamionëve që lëviznin në rrugën Vorë-Fushë Krujë dhe me pas kanë hyrë sërish në karrexhatë kur dhe me pas janë përplasur me betonieren e ndaluar.

Burimet thonë se shoferi Aleksandër Krrashi ka rrëfyer se sapo ka hyrë në rrugën kryesore është fikur mjeti pas i kishte mbaruar nafta.

Ka provuar ta ndezë disa herë dhe me pas ka shkuar në një karburant aty pranë për të marrë naftë.

Sipas tij ka harruar të ndezë bllokazhin e makinës.

Sipas grupit hetimor përplasja ka qenë e fortë dhe ka ardhur për dy arsye për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mungesës së fushë pamjes për shkak mjeti ka parakaluar dhe nuk e parë betonieren e ndaluar.

Sipas policisë në momentin e përplasjes mjeti ka qenë me shpejtësi rreth 170 km në orë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!