Aksidenti me dy viktima në Tiranë-Durrës: Shoferi nën ndikimin e alkoolit, ka qenë disa herë i burgosur

schedule13:32 - 27 Nëntor, 2022

schedule 13:32 - 27 Nëntor, 2022

26-vjeçari, i cili humbi kontrollin e automjetit dhe shkaktoi aksidentin që u mori jetën dy vajzave në autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e së dielës mund të ketë qenë në ndikimin e alkoolit.

Abc mëson se Arbër Tivari dhe dy mikeshat e tij që nuk mundën t’i mbijetonin aksidentit kishin qendruar në një lokal në zonën e Curilave deri në orët e para të mëngjesit. Më pas ata të tre janë nisur për në Tiranë.

Gjatë orëve që qëndruan në lokal në Durrës mësohet se të rinjtë kanë konsumuar edhe alkool. Në afërsi të Sukthit, Tivari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me trafikndarësen.

Përplasja rezultoi fatale për dy vajzat që gjetën vdekjen e menjëhershme ndërsa 26-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës. Njëra nga vajzat nuk është identifikuar ende pasi nuk kishte mjet identifikimi me vete ndërsa vajza tjetër është identifikuar si 26-vjeçarja Silva Gjergji.

Arbër Tivari është emër i njohur për policinë e Durrësit pasi gjatë viteve të fundit ka hyrë dhe ka dalë disa herë nga burgu. Për herë të fundit, Tivari është arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe municione luftarake. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!