Aksidenti me biçikletë, sulmuesi i kombëtares rrezikon të humbasë dorën

schedule12:37 - 31 Maj, 2020

schedule 12:37 - 31 Maj, 2020

Një aksident me biçikletë e ka dëmtuar keq Yassine Benzia, sulmuesin e Dijon në Ligue 1. Algjeriani ka përfunduar në spital dhe ka kryer një operacion në dorën e majtë. Lajmet nga Franca janë pesimiste dhe 25-vjeçari rrezikon të mos e përdorë dot më atë.

Presidenti i Dijon, Olivier Delcourt ka folur shkurt rreth gjendjes së lojtarit për Bien Public. “Yassine ka marrë morfinë dhe do të qëndrojë i shtruar në spital për një farë kohe“, deklaron kreu i klubit francez.

Dora e majtë e lojtarit është në gjendje shumë të keqe pas rrëzimit dhe frika e humbjes së saj është e madhe, diçka që mund të rrezikojë edhe karrierën e lojtarit të kombëtares algjeriane. /abcnews.al