Aksidenti me 8 të plagosur në Sarandë, arrestohet shoferi i Benzit

schedule09:15 - 25 Korrik, 2019

schedule 09:15 - 25 Korrik, 2019

Shoferi i makinës që shkaktoi aksidentin me tetë të plagosur është arrestuar nga policia e Sarandës. Sipas njoftimit të policisë, 28 vjeçari nga fshati Veliqot i Tepelenës akuzohet për “Shkelje te rregullave të Qarkullimit”.  Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme në aksin rrugorë Gjashtë-Sarandë, 28 vjeçari duke drejtuar automjetin Mercedes Benz ka goditur dhe është përplasur me automjetin Land Rover, me drejtues një shtetas kosovar. Si pasojë kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe gjashtë pasagjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme. /ABC News Albania 24/7