Aksidenti me 8 të lënduar në Mallakastër, 2 në gjendje të rëndë, njëri prej të plagosurve shtetas italian

schedule10:10 - 13 Gusht, 2022

schedule 10:10 - 13 Gusht, 2022

Abc mëson detaje lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e 12 gushtit në aksin Levan-Tepelenë. Dy automjete u përplasën dhe si pasojë mbetën të plagosur 2 drejtuesit e tyre dhe 6 pasagjerët.

Sipas të dhënave nga Spitali Rajonal i Fierit dhe të afërm të të aksidentuarve, mësohet se 2 të lënduar janë dërguar në Tirane në gjendje të rëndë.

Një prej të plagosurve është shtetase italiane.

Mes të lënduarve ndodhen dhe dy fëmijë.

Për momentin, 1 person është në reanimacin, shtetas italian, dhe 1 tjetër ne observacion.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:40 në vendin e quajtur Malas, Mallakastër.

Në aksident u përfshinë dy automjete, një Mercedes Benz me targa AA 566CR dhe një Reno Clio me targa italiane GC131XP.

Njoftimi i djeshëm i policisë:

Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër, në fshatin Malas, shtetasi E. Gj., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Renault” me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe gjashtë pasagjerët, A. Gj., 25 vjeçe, A. Gj., 23 vjeçe, dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 3 vjeç(pasagjerët e automjetit tip “Benz”); K. M., 30 vjeçe, C. R., 31 vjeç, (pasagjerët e automjetit tip “Renault”), të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Abcnews.al/