Aksidenti me 5 të plagosur në aksin Qafë Thanë-Prrenjas, arrestohet 28 vjeçari

schedule11:41 - 22 Maj, 2023

schedule 11:41 - 22 Maj, 2023

Një 28 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një autobus e si pasojë janë plagosur 5 persona.

Nga informacionet thuhet se si pasojë e përplasjes me autobusit, makina ka marrë flakë duke shkaktuar edhe lëndimin e 5 personave.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë bë në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”.

LEXO EDHE:Aksidenti në aksin Qafë Thanë-Prrenjas/ Dy nga të plagosurit në gjendje të rëndë, transportohen me helikopter drejt Tiranës

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për një aksident në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, ju bëjmë me dije specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan arrestuan , 28 vjeçarin, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me autobusin. Nga ky aksident, ka marrë flakë automjeti që drejtohej nga 28 vjecari dhe janë dëmtuar 5 pasagjerët në të, të cilët janë në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!