Aksidenti me 4 viktima/ U la në burg, dëshmia e shoferit të betonierës: U përpoqa t’i ndihmoj, dera e makinës nuk hapej

schedule12:34 - 22 Mars, 2025

schedule 12:34 - 22 Mars, 2025

Aleksadër Krashi, shoferi i betonierës, është lënë në burg.

Në gjykatë ai ka thënë se është përpjekur t’i ndihmojë të rinjtë të cilët u bllokuan në automjetin që u përfshi nga flakët, pas përplasjes me betonierën që drejtohej nga Krashi.

“U përpoqa në maksimum t’i ndihmoj, dera e makinës nuk u hapte, lajmërova dhe një koleg të një betoniere tjetër të vinte për të më ndihmuar me shuarjen e zjarrit”, ka thënë ai.

Kujtojmë se nga aksidenti tragjik në Fushë Prezë, humbën jetën katër të rinjtë, Erid Laçi Enejd Laçi vëllezër edhe Andi Laçi i afërm i dy vëllezërve nga Borizana Krujës dhe Enrikejd Kurti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!