TIRANË– Në një njoftim të dytë të bërë nga policia e Tiranës, pas edhe hapjes së kamerave të sigurisë, rezulton se betoniera kishte ndaluar në rrugë dhe nuk kishte ndezur bllokazhin.
Në po të njëjtin njoftim thuhet se makina e 4 të rinjve ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. Viktima të aksidentit kanë mbetur Enejd dhe Erild Laçi (vëllezër), Andi Laçi dhe Enrikejd Kurti.
Nga ana tjetër, është arrestuar edhe Valentin Krrashi i afërm i shoferit të betonieres për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka larguar nga vendi i aksidentit, 24-vjeçarin.
Po ashtu nga verifikimet e kryera ka rezultuar se menaxheri nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonieres, pa patur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh.
Për ngjarjen tragjike u vu në pranga drejtuesi i betonierës si dhe u shpall në kërkim administratori firmës, që kishte punësuar të riun për të drejtuar betonierën, pa kualifikimin e duhur./abcnews.al

