Aksidenti me 4 të plagosur në Borsh, arrestohet drejtuesi i mjetit

schedule10:59 - 19 Tetor, 2024

schedule 10:59 - 19 Tetor, 2024

Dy ditë më parë nga një aksident i ndodhur në Borsh u plagosën katër persona. Policia ka vënë në pranga shoferin e automjetit, 71-vjeçarin Astrit Shukullari.

Kujtojmë se automjeti tip “Benz”, i drejtuar nga 71-vjeçari doli nga rruga dhe ra në oborrin e një banese ku si pasojë u lënduan 4 pasagjerët, shtetas austriakë që udhëtonin me të në automjet.

“Seksioni i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të aksidentit rrugor të ndodhur më datë 17.10.2024, në Borsh, arrestoi shtetasin 71 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë janë lënduar 4 pasagjerët që udhëtonin me të në automjet”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!