Aksidenti me 1 viktimë në aksin Korçë-Bilisht/ Hetimet, dy automjetet me shpejtësi tej normave të lejuara

schedule10:24 - 2 Janar, 2025

schedule 10:24 - 2 Janar, 2025

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin Korçë-Bilisht, në fshatin Zëmblak të Maliqit, ku mbeti viktimë një 24-vjeçare greke.

Drejtuesi i mjetit tip “Peugeot” vijon të jetë në spital në mbikqyrje të mjekëve, por jashtë rrezikut për jetën, kurse drejtuesi tjeter i automjetit tip “Benz”, vijon të jetë i shoqëruar në komisariat.

Nga hetimet paraprake mësohet se te dyja mjetet kanë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara, pasi aksidenti ka ndodhur në një segment të rruges ku ka dhe kryqëzime me rrugë dytësore, për në fshatin Zëmblak.

I marrë në pyetje, drejtuesi i mjetit tip “Peugeot” ka deklaruar fillimisht se i ka dalë një kafshë para dhe ka devijuar mjetin për të mos e goditur ndërsa është përplasur kokë më kokë në korsinë tjetër me mjetin benz. Por burime te policisë thonë se drejtuesi i mjetit do te merret sërisht në pyetje, pasi vijon të jetë në gjendje shoku. Goditja ka qenë shumë e fortë, çka ka sjellë edhe vdekjen e menjëhershme të 24 vjeçares greke, pasagjere në mjetin “Peugeot”.

Dy të rinjtë jetonin në Selanik, mësohet se ishin të fejuar me njëri-tjetrin dhe kanë ardhur në Shqipëri rreth datës 27 Dhjetor për të kaluar festat e fundvitit.

Trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë pasi do të jenë ata që do të bëjnë kqyrjen për arsye se është shtetase e huaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!