Arrestohet drejtuesi i furgonit që u përfshi në një aksident me vdekje në aksin rrugor Lezhë-Milot pranë mbikalimit të Ishull-Shëngjinit. Ndaj Mark Macaj rëndon akuza “Shkelja e Rregullave” të qarkullimit rrugor.
Nga veprimet e paraprake dyshohet se furgoni është futur në parakalim, duke sjellë dhe përplasjen e fortë me motorçikletën mëngjesin e së premtes, çka i solli vdekjen 56-vjeçarit Pavlin Ndoj./abcnews.al